Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale E.I. për shkak të veprës penale “dhunimi”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale dhunimi’”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale.