Kronikë

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në veri të Mitrovicës

Prokuroria - foto ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.J. nën dyshimin se kishte vrarë vëllain në veri të Mitrovicës.

Sipas aktakuzë thuhet se i dyshuari më 5 nëntor të vitit të kaluar, pas një fjalosje me vëllain e tij, e ka goditur atë me thikë 5 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë viktima humbi jetën në spitalin e Mitrovicës. Po ashtu atij i është gjetur një pistoletë e markës “Kolt”.  

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, ka njoftuar Prokuroria.