Kronikë

Aktakuzë ndaj S.Z., përmes TikTokut ka fyer, ofenduar e përhapur urrejtje ndëretnike

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z.. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga paragrafi i parë i nenit 141 të kodit Penal të Kosovës. 

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri S.Z. ka nxitur, përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare “në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”.