Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 10 personave O.F, A.U, A.K, SH.K, K.M, A.M, F.ZH, G.H, N.J, dhe V.K, të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas Prokurorisë, vepra penale është kryer gjatë viteve 2022 – 2024.
“Të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë”, thuhet në njoftim.