Departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë në Shqipëri, ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë.
Njësitet policore kanë ushtruar kontroll pas vendimit qe ka dhënë Gjykata e Tiranës, raportoi të martën “TCh”.
Siç raportohet, kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas burimeve është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabandë.
Deri tani nuk ka urdhër arreste nga ana e Prokurorisë se Tiranës. /TCh