Kronikë

Aksidenti me dy të vdekur në Sllatinë – vetura u rrokullis pasi nuk iu përshtat shpejtësisë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Në Sllatinë mbrëmjen e së enjten u vetaksidentua një veturë nga e cila vdiqën dy persona.

Vetura është rrokullisur dhe aty ka vdekur fillimisht shoferi, ndërsa tri gra janë dërguar në spital. Njëra prej tyre ka vdekur në QKUK.

“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit  dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe  tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK  Prishtinë. Në vendin  e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Trupat e pajetë  me vendim të prokurorit u dërguan në IML për obduksion.