Kronikë

Aksident në Zllakuqan të Klinës, tre të lënduar

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën mbrëma në Zllakuqan të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor. Si pasojë kanë lënduar tre persona, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. 

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe një (1) mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.