Kronikë

Aksident në Rufc të Lipjanit, 7 të lënduar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime në një aksident që ka ndodhur sonte në Rufc të Lipjanit.  Në aksident janë përfshirë dy vetura. 

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.