Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar për RTKlive se nga ky aksident kanë pësuar lëndime pesë persona. Në aksident u përfshin tri vetura. 

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.