Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë të dielën. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 12:40, ku janë përfshirë dy automjete.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafiku rrugor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.