Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, disa të lënduar

Aksident

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të dyfishtë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit, raportoi TCH. 

Raportohet se një veturë “Golf” u përplas me një “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy automjete, mes tyre dy fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por siç duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.