Të paktën tre persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël të martën, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, e të lënduarit janë transportuar në Emergjencën e QKMF-së në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pasi autobusi është rrotulluar në krahë, është dashur intervenimi i zjarrfikësve për t’i nxjerrë pasagjerët.
“Sot më datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.