Kronikë

Aksident në Prizren, lëndohen tre persona

Aksident

Foto ilustrim

Dy vetura janë përfshirë në një aksident rrugor në Prizren të dielën, gjegjësisht në rrugën që lidhet me autostradën.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njësiti i trafikut rrugor po merret me rastin.

“Sot me datë 19.01.2025, rreth orës 15:30 është raportuar një aksident trafiku, ku ishin të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar  dëmeve të mëdha materiale dhe së paku tre dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin”, ka njoftuar Policia e Kosovës