Kronikë

Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një biçiklist

Biçikleta

Foto ilustrim

Një aksident trafiku në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.