Tri automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën “Fahri Fazliu” të dielën në Prishtinë, ku janë lënduar dy persona.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit nga njësiti i trafikut po merren me rastin.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafiku”, thuhet në njoftimin policor.