Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në fshatin Banjë të Malishevës, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku janë përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Elezajt.