Kronikë

Aksident në Lipjan, vdiq çiklisti që u godit nga një veturë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një çiklist ka vdekur pasi që është aksidentuar nga një veturë në fshatin Magure në Lipjan. 

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00. 

“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion. 

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.