Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku të dielën në Komoran.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ka ndodhur në orën 13:30 në rrugën “Nazmi Gashi” është përfshirë motoçikleta dhe dy automjete në lëvizje.
Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, derisa autoritetet policore po merren me hetimin e rastit.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nazmi Gashi’ në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritur t’ përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.