Kronikë

Aksident në Ferizaj, vdiq një grua

Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur pas një aksidenti në Ferizaj të premten. 

Policia ka njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar  jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e PK-së.