Kronikë

Aksident në Carralevë, dy persona të lënduar

Aksident - foto ilustrim - policia e kosovës

Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të dielën në fshatin Carralevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ndodhi në orën 14:30 janë përfshirë dy vetura.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, e autoritetet policore po e hetojnë rastin.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin”, thuhet në njoftimin policor.