Kronikë

Katër të lënduar nga aksidenti në autostradë

Aksident

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i së premtes në mbrëmje në autostradën Veternik – Bresje, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë katër automjete.

“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa  Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata e njerëz të shumtë, sipas pamjeve të siguruara nga KOHA, shihen duke dalë e duke u nisur këmbë drejt Aeroportit.