Kronikë

Aksident mes një furgoni e një veture në Gllarevë, një i vdekur

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një furgoni dhe një veture në fshatin Gllarevë të Klinës të shtunën mbrëma. 

Policia ka njoftuar se dy automjetet janë përfshirë nga flaka si pasojë e aksidentit, ndërsa drejtuesi i veturës nuk arriti të dilte nga vetura dhe ka humbur jetën. 

Drejtuesi i furgonit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

“Gllarevë, Klinë / 03.08.2024-19:05.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit  dy automjetet janë përfshirë nga flaka ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Një aksident me fatalitet ndodhi në Shtupeq të Pejës të shtunën. 

Një person vdiq dhe një tjetër është lënduar nga një aksident me motoçikletë në Shtupeq të Pejës të shtunën pasdite, ka konfirmuar Policia e Kosovës.