Kronikë

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Aksident

Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në fshatin Zajm të Klinës.

Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se janë përfshirë tri vetura, e të lënduarit janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës.

Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 09.23 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona janë lënduar dhe se të tre janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.