Kronikë

Aksident me fatalitet në Carralevë të Shtimes, vdiq një 42-vjeçar

Policia

Foto: Ilustrim

Një 42-vjeçar nga Suhareka ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Carralevë të Shtimes. 

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se viktima ka qenë shofer i veturës. 

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:25.

“Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marrë informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se  në vend ngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës, mashkull i moshës rreth 42-vjeç nga Suhareka”, ka deklaruar ai. 

Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.