Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë - Prishtinë, një i vdekur

Aksidenti në Badovc

Ilustrim

Foto: KOHA

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident është përfshirë një motoçikletë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke trajtuar rastin./ kp