Kronikë

Aksident i rëndë afër Shkupit, tre të vdekur

Vetura aksident shkup

Foto: Alsat

Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten.

Siç shkruajnë mediat në Maqedoni të Veriut, në veturë ka qenë një familje me pesë persona.

Sipas raportimeve, në mbrëmje tashmë janë ndalur kërkimet për personin e katërt.

Në veturë mësohet se ka qenë edhe një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital.