Kronikë

Akil Gjakovës pritet t’i zgjatet masa e ndalimit

Akil Gjakova

Akil Gjakova (Foto: Policia e Kosovës)

Xhudistit Akil Gjakova pritet t’i zgjatet masa e ndalimit, pas arrestimit si dyshuar për dhunë në familje, ka njoftuar zëdhënësja për media e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringë Zhuti.

Ajo i ka thënë KOHËS të enjten se gjatë së enjtes nuk pritet të merret vendimi për paraburgim.

“Sot nuk pritet të merret vendimi për paraburgim, por pritet t’i zgjatet masa e ndalimit”, ka thënë shkurtimisht Zhuti.

Gjakova është ndaluar nga Policia të martën (16 prill) pasi është akuzuar nga bashkëshortja për “dhunë në familje”.

Bashkëshortja e saj ka thënë para Policisë se ka përjetuar edhe dhunë psikike.

Ata janë në proces të ndarjes.