Raporti i Policisë

9 raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë

Dhunë në familje

FOTO: Ilustrim

Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit. Rastet janë të ndryshme.

Në Lipjan, një grua e ka raportuar vjehrrën e saj për dhunë psikike. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Në Fushë-Kosovës, burri ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje për kujdesin ndaj fëmijëve, ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin qytet, një grua e ka kanosur bashkëshortin pas një mosmarrëveshje. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë i dhunës në familje në Fushë-Kosovë është raportuar nga një grua, e cila ka thënë se është ofenduar nga bashkëshorti, shtetas i Shqipërisë. Pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Ferizaj, një burrë u arrestua për “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë në Istog, djali e ka raportuar babanë se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë për të cilën nuk kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi i Policisë.

Në Klinë, një burrë u lirua në procedurë të rregullt edhe pse bashkëshortja e kishte raportuar për sulm fizik.  

Në Malishevë, një burrë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Dy gra kanë raportuar në Policinë e Mitrovicës se edhe pse kanë urdhërmbrojtje, babai i tyre po i shqetëson vazhdimisht. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: