Këmbësori që ka vdekur të hënën mbrëma në Ferizaj është 82-vjeçar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ai ishte goditur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë nga një automjet transportues. Viktima po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia i ka thënë KOHËS se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa shoferi i automjetit, A.B. 54-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij po zhvillohen procedurat hetimore.
“Më datën 02.12.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë së në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve është një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë një automjet transportues ‘Iveco’ me targa vendore dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, mashkull i moshës 82-vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekipë mjekësore, të cilët fillimisht i kanë dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas me autoambulancë e kanë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e plotë.
