Kronikë

69-vjeçari në Shqipëri dyshohet se vrau gruan me sëpatë, pastaj vdiq pasi i biri e shtyu nga shkallët

Policia e Shtetit

Një 69-vjeçar me inicialet H.I., dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij Sh.I. 66-vjeçe në Shalë të Konispolit në Shqipëri. 

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00, gjatë një mosmarrëveshjeje mes qiftit, raportoi të martën “TCH”.

Më pas ai dyshohet se ka pasur konflikt edhe me djalin e tij, K. I., rreth 40-vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, 40-vjeçari është arrestuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.