Kronikë

34-vjeçari në Shkodër dyshohet se qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten

Policia e Shtetit

Shkodra është tronditur paraditen e së martës nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.

Një 34-vjeçar me inicialet K.M., dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij A.N.P., dhe më pas e ka vrarë veten, raportoi TCH

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej gjashtë vjetësh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej pesë vjetësh bashkëjetonte me të dyshuarin.