Policia e Kosovës është në kërkim të Pajtim Etemit, që dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas njoftimit, i dyshuari është nga fshati Grabanicë e Klinës, 34-vjeçar.
Autoritetet policore thanë se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë Policinë më stacionin më të afërt.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.