Kronikë

33-vjeçari kërcënoi me armë kuzhinierin e një restoranti në Velipojë

Velipojë

Një 33-vjeçar e ka kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier në një restorant në Velipojë.

Topchannel ka raportuar të dielën se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pulaj, ku i dyshuari E.I. nga Shkodra kishte kërcënuar kuzhinierin A.F., por më pas ai e ka hedhur revolen dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në konflikt thuhet se janë përfshirë edhe E.F., administrator i restorantit dhe E.H, kamarier.