Një 27-vjeçar nga Kosova me inicialet A.M. është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se të martën në mbrëmje ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor rreth 60 vjeç në autostradën Milot – Morinë.
Sipas Policisë, i dyshuari është banues në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjegjan.
“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.