Kronikë

24-vjeçari nga Shtimja shoqërohet në Polici për të shtëna me armë në aheng familjar

Arma e sekuestruar

Një 24-vjeçar nga Shtimja është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore, pas intervistimit. 

Siç bëhet e ditur, rasti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes të dielën, teksa të dyshuarit i është sekuestruar pistoleta si provë materiale. 

Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm"  dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve".