Nën dyshimet për shpërndarje të lëndëve narkotike afër shkollave e lokale nate në Tiranë, Policia e Shqipërisë ka arrestuar 24 persona.
Siç ka njoftuar Policia e Shtetit, operacioni policor për kapjen e grupit quhej “Tempulli 4”.
Sipas njoftimit, janë siguruar prova ligjore për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të 28 personave.24 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për katër të tjerë po vazhdojnë kërkimet.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 1.8 kilogramë kokainë, 18 kilogramë marihuanë, 350 doza sintekiekstazi dhe LCD dhe telefona e vetura të të arrestuarve.