Gazetarja e KOHËS, Majlinda Ibrahimi, ka deklaruar se ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, ka pasur edhe më parë denoncime për ngacmim nga studentet në Universitetin e Gjakovës.
Ajo ka thënë të enjten në “Konfront” se studentet janë ankuar në 2012-n, e profesori ishte larguar.
“Kemi informacione se pas raportimit ka pasur edhe ish-studente në Gjakovë që janë ankuar se kanë pasur denoncim ndaj Xhevat Krasniqit për ngacmim seksual. I njëjti është larguar e s’është lejuar të mbajë ligjërata në atë universitet”, është shprehur Ibrahimi.
Emisioni i plotë: