JETA

Fshati i kullave të ndërtuara me gurë nga Turqia

Emisioni “Jeta” edicionin e radhës e sjell nga fshati Rogovë e Hasit.

Që në hyrje të fshatit bien në sy gërmadhat e objektit, në të cilin në vitet ‘50 ka qenë Kooperativa bujqësore, Shtëpia e kulturës, e Bibilioteka e fshatit.

Fshati Rogovë shquhet për aktivitete të shumta të të rinjve të këtij vendbanimi.

Që nga vitet ‘60 ekziston shoqëria kulturo-artistike “Isa Botelini”, të cilën vendësit ende e mbajnë gjallë, duke qenë pjesëmarrës edhe në festivale e gara të ndryshme.

Brengë për banorët e këtij vendbanimi thonë se mbetet numri i vendësve rezidentë.

Artan Berisha, përfaqësues i fshatit, thotë se përqindja e banorëve që jetojnë ende në fshat dhe atyre në mërgim është thuajse e përafërt.

Veçanti e vendësve rogovas është fanatizmi i tyre për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Në njërën pjesë të fshatit ndodhet kulla trekatëshe e ndërtuar krejt me gur.

Ajo njihet si “Kulla e Pogës”, në të cilën kishte jetuar familja e Hasan Pashë Jemishxhiut.

Valmir Gashi, i ri i këtij fshati, përmend veçantitë e ndërtimit të kësaj kulle.

se disa lloje gurësh për ndërtimin e kullës janë marrë në treva të Turqisë, gjegjësisht në Kapadokia.

Kërkesë e vendësve mbetet intervenimi në këto monumente të vjetra, për t’i ruajtur ato nga shembja për shkak të lashtësisë.