Një tjetër vizitë nga ekipi i emisionit “Jeta” të Kohavisionit, vjen në edicionin e kësaj të premteje.
Fshati Zylfaj i Komunës së Gjakovës ishte caku i radhës për vizitë.
Ky vendbanim ndodhet afro 10 kilometra larg qytetit të Gjakovës, por në mungesë kushtesh jetese, siç shprehet familja që iu kthye banimit e aktivitetit në këtë fshat, banorët janë zhvendosur në qytet.
Syl Gola është kryefamiljari, i cili disa kilometra rrugë deri te fshati i tij e ka rregulluar me ndihmesë financiare të vendësve.
Sipas tij, qëllimi i vetëm është që ta gjallërojë fshatin Zylfaj.
Ai thotë se tashmë nuk mund të qëndrojë gjatë në qytet, prejse i është kthyer fshatit ku kohën e kalon duke qenë bujk aktiv me ndihmën edhe të bashkëshortes, si të vetmit banorë në njërën lagje të Zylfajt.
Gola, për emisionin “Jeta” thotë se me dëshirë i pret edhe vendësit e vizitorët nga të gjitha vendet, duke u dhënë mundësi atyre të shërbehen me llojet e pemëve që ka mbjellë.