Egzon Azemi, sekretar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar pushtetin në Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Përparim Rama, se e kanë shpërblyer me tender mbi çerekmilioni euro një përkrahëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se ky tender dhe të tjerë “superskandale” e bëjnë të bindur se Vetëvendosje do të rikthehet në pushtet në zgjedhjet e ardhshme në kryeqytet.
Në Interaktiv të KTV-së, Azemi folur për fituesen e tenderit për digjitalizim të shërbimeve në arsim.
Emisioni i plotë: