Legjenda Ruud van Nistelrooy është kthyer te Manchester Unitedi.
Të entjen klubi i madh anglez njoftoi që ka emëruar Rene Haken dhe Ruud van Nistelrooyn në pozitën e asistentëve të kryetrajnerit Erik ten Hag. Të dy kanë firmosur deri në qershor të vitit 2026.
“Jam i lumtur që Rene dhe Ruud janë pajtuar të bashkohen në projektin tonë, duke ofruar përvojë, njohuri dhe energji në stafin tonë. Tani është koha e duhur për të rifreskuar ekipin e trajnerëve”, ka thënë Ten Hag.
Holandezi Van Nistelrooy ka luajtur për Unitedin nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka shënuar 95 gola në 150 paraqitje.