Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Ai ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2027.
Motta është ndarë i kënaqur që ka fituar rastin ta drejtoj skuadrën e madhe italiane. “Jam shumë i lumtur të filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi.
Falënderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët i siguroj për punën dhe për t’i bërë të lumtur tifozët e Juventusit”, ka thënë Motta.
Ish-futbollisti i italisë drejtoi me shumë sukses Bolognan nga viti 2022. Motta edhe si lojtar ka bërë karrierë të madhe. Ka luajtur për PSG-në, Interin, Genoan, Atletico Madridin dhe Barcelonën.