Holandezi Arne Slot do të jetë trajner i skuadrës së Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm. Kështu ka njoftuar klubi anglez të hënën në faqen zyrtare.
Slot me skuadrën angleze ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Holandezi 45-vjeçar zëvendëson gjermanin Jurgen Klopp, i cili të dielën u përshëndet me tifozët e Liverpoolit.
Holandezi së fundmi ishte trajner i skuadrës së Feyenoordit. Ai në 148 ndeshje me skuadrën holandeze ka arritur 97 fitore, 27 barazime dhe 24 humbje.