Futboll

Zyrtare, Nacho largohet nga Real Madridi

Nacho - Real Madrid

Mbrojtësi spanjoll, Nacho, i ka dhënë fund aventurës te Real Madridi pas 23 vjetësh qwndrim. Lajmi është bërë i ditur të martën nga klubi i madh spanjoll.

“Kapiteni Nacho ka marrë vendimin për të përfunduar karrierën si lojtar i Real Madridit. Real Madrid dëshiron ta falënderojë dhe shpreh vlerësimin për Nachon, një nga legjendat më të mëdha të klubit”, ka shkruar klubi madrilen.

Nacho do të transferohet te skuadra arabe Al Qadsiah dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

Nacho në vitin 2001 iu bashkua Realit në moshën dhjetëvjeçare dhe u zhvillua në Akademinë e klubit. Debutimin në ekipin e parë e bëri në vitin 2012.

34-vjeçari me fanellën e “Los Blancos” ka zhvilluar 364 ndeshje. Ka fituar plot 26 trofe.