Futboll

Zyrtare: Lukaku i bashkohet Napolit

Romelu Lukaku

Sulmuesi belg Romelu Lukaku është prezantuar të enjten te skuadra e Napolit. Në radhët e Napolit është transferua nga Chelsea për 30 milionë euro.

Sulmuesi 31-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën italiane. Lukaku në dy edicionet e kaluara ishte pjesë e Romës dhe Interit.

Ai ishte huazuar te skuadrat italiane nga Chelsea, të cilës iu bashkua për herë të dytë në vitin 2021.

Në Chelsea ishte edhe në periudhën 2011-2014, ndërsa ka luajtur edhe për Anderlechtin, West Bromwich Albionin, Evertonin dhe Manchester Unitedin.