Futboll

Zyrtare, Baftiu te Llapi

Blend Baftiu

Mesfushori ofensiv, Blend Baftiu është anëtari i ri i Llapit.

Skuadra llapjane të shtunën pasdite konfirmoi transferimin e Baftiut. Ai deri më tani ishte te Drita, ndërsa më herët është paraqitur me sukses edhe te Ballkani.

Me transferimin e Baftiut, Llapi ka konfirmuar se ka synime të mëdha edhe për edicionin e ardhshëm. Llapjanët tashmë kanë vazhduar kontratën me disa lojtarë, ndërsa kanë nisur edhe me transferime.