Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti është larguar nga Cluji rumun.
Të martën mbrëma, Cluji njoftoi se është arritur marrëveshja me Bodrumsporin për transferimin e Ajetit.
Ai luajti për Clujin nga vera e vitit të kaluar dhe ngjalli karrierën në Rumani. U ftua nga Shqipëria në Euro 2024, ku u shqua me paraqitje.
Bodrumspori është promovuar në Superligën e Turqisë në futboll.