Futboll

Zyba transferohet në Çeki

Qendrim Zyba

Qëndrim Zyba

Mesfushori Qëndrim Zyba është transferuar nga Ballkani te skuadra e elitës çeke, Slovan Liberec.

Këtë e bëri të ditur Ballkani të mërkurën.

Zyba së fundi luajti huazim në Poloni te Legia e Varshavës, ku nuk kishte ndonjë sukses.

"FC Ballkani e falënderon jashtë mase asin tonë të mesfushës, duke i dëshiruar sa më shumë suksese në karrierën e tij, e cila vazhdon në Çeki te skuadra e njohur, FC Slovan Liberec, klub me të cilin FC Ballkani ka arritur marrëveshje për shitjen e kartonit të lojtarit", ka njoftuar Ballkani.

Nga Ballkani gjatë verës janë larguar lojtarët më të mirë.