Futboll

Zyba “shpërthen” me dy gola në elitën çeke

Qëndrim Zyba

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba, ka shënuar dy gola për Liberecin, që po udhëheq 4:0 ndaj Slovackos. 

Ndeshja i takon xhiros së 27-të të elitës çeke, ndërsa është ende duke u zhvilluar.

Zyba shënoi në minutën e 29-të nga penalltia për 3:0 dhe në minutën e 36-të për 4:0. 

Ai asistoi në golin e parë.

 

 

Shkëlqen Zyba, dy gola e asistim në fitoren e Liberecit

2 j. më parë / 30 mar 2025 14:56
Qëndrim Zyba

Në 14 ndeshjet e kaluara, Qëndrim Zyba kishte një gol e një asistim për Liberecin në elitën e Çekisë në futboll.

Ndërkohë të dielën mesfushori 24-vjeçar shkëlqeu, duke shënuar dy gola dhe duke bërë asistim. Libereci fitoi 4:0 në udhëtim ndaj skuadrës Slovacko, në kuadër të xhiros së 27-të.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e parë, në minutën e 13-të. Shënoi nga penalltia në minutën e 29-të për 3:0, ndërsa në minutën e 36-të realizoi për 4:0.

Zyba e kompletoi ndeshjen dhe u shpall më i miri.

Libereci është i shtati me 36 pikë. Slovacko është në pjesën e poshtme të tabelës me 29 pikë.

Fitorja për skuadrën e Zybës ishte shumë e rëndësishme për të bërë shkëputje nga skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës.