Qëndrim Zyba e ka realizuar golin e parë në elitën e futbollit çek.
Ish-mesfushori i Ballkanit, Zyba, ka kontribuar me gol në fitoren e Slovan Liberecut.
Slovan Liberecu të dielën në shtëpi e mposhti skuadrën Mlada Boleslav me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të.
⚽️🇽🇰 Svůj první gól v dresu Liberce si dnes vstřelil také Kosovan Qëndrim Zyba! #chanceliga pic.twitter.com/5r90hmk9MC
24-vjeçari Zyba e realizoi golin e tretë në minutën e 48-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.
Ndeshjen e kompletoi edhe Ylldren Ibrahimaj te mysafirët.
Në 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat, Zyba, ka kontribuar edhe me dy asistime.
Slovan Liberecu ka 27 pikë në vendin e dhjetë.
Mlada Boleslav është në vendin e shtatë me 31 pikë.